Zaev, Rama dhe Vuçiq me deklaratë të përbashkët: Qëllimi jonë është të zhvillojmë investime dhe projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot kanë mbajtur takim online, në të cilin kanë diskutuar për iniciativën “Mini-Schengen”.

Pas takimit, Zaev, Rama dhe Vuçiq kanë dalë me deklaratë të përbashkët, në të cilën thonë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Evropës, dhe sipas tyre, kjo çdo herë do të mbetet kështu.

“Dështimi i vazhdueshëm i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia e saj për të ecur përpara me hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkon kundër vullnetit evropian të vendeve tona dhe kundër interesave të vetë BE-së.

Historia dhe e ardhmja jonë është evropiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian. Konteksti në të cilin jemi është sfidues dhe është shkaktuar nga status quo-ja shumë e gjatë e Unionit përkundrejt procesit tonë të integrimit në BE. Sidoqoftë, ne mbetemi edhe më të përkushtuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe në bashkëpunimin rajonal”.

Advertisement

“Ne duam të shohim më shpejt, se katër liritë e BE – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – po ushtrohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të ecur drejt këtij qëllimi përmes fuqisë së shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun rajonal të përbashkët në Samitin e Procesit të Berlinit në 5 korrik”, thonë në deklaratën e përbashkët Rama, Zaev dhe Vuçiq.

Më tej ata shtojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor me afërsisht 18 milionë njerëz, mund të përforcojë ekonomitë, mirëqenien e qytetarëve dhe të sillen investime të mëdha.

“Më 29 korrik, do të takohemi në Shkup për të konfirmuar përparimin dhe për të nënshkruar marrëveshje që burojnë nga zbatimi i angazhimeve të Samitit të Berlinit midis tre vendeve tona. Marrëveshjet për bashkëpunim dhe ndihmë në rast të katastrofave natyrore, si dhe për të lehtësuar tregtinë, eksportet dhe importet midis vendeve tona.

Ftojmë dhe inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë përmes tregut të vetëm. Në këtë frymë, ne shpresojmë të intensifikojmë procesin e bashkëpunimit midis nesh, në të gjithë rajonin, dhe të vazhdojmë të bëjmë çmos për ta realizuar atë”.

Advertisement

“Duke parë vështirësitë e shkaktuara nga vonesat në procesin e zgjerimit, ne besojmë se mënyrat e reja, fushat e politikave dhe instrumentet financiare ende mund të identifikohen, si dhe forcimi i atyre ekzistuese, duke përmirësuar kështu kontributin tonë në Evropë, marrëdhëniet tona me BE dhe gradual integrimi i rajonit në tregun e vetëm evropian”.

“Prandaj, ne vendosëm sot të kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë një hap së bashku me ne dhe kolegët tanë nga i gjithë rajoni. Qëllimi ynë është të zhvillojmë investime, projekte afatshkurtra për të përmirësuar mjedisin tonë dhe për përdorim shumë më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, thonë Zaev, Rama dhe Vuçiq.

Në fund ata shtojnë se janë të gatshëm që të bëjnë pjesën e tyre për hapa të përbashkët për sfidat që sjell e ardhmja në këtë rajon./Telegrafi/

The post Zaev, Rama dhe Vuçiq me deklaratë të përbashkët: Qëllimi jonë është të zhvillojmë investime dhe projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy