Qeveria duhet të sjellë vendim nëse do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.

Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se ka shumë mundësi se si të veprohet në lidhje me rastin me Paunovskin. Ai tha se dëshiron t’i shqyrtojë edhe materialet që ia kanë dorëzuar inspektorët e tregut, dhe ta thotë vendimin përfundimtar të Qeverisë.

Ai tha se të punësuarit në Inspektorat i kanë thënë se Paunovski është njeri i mirë dhe se e ka avancuar punën në Inspektoratin e Tregut.

“Do të lejojë që Qeveria të debatojë. Qëndrimet e mia do t’i them në Qeveri, do t’i them edhe qëndrimet e Stojko Paunovskit, me të cilin të premten kam pasur kontakt. Sipas Kodit Etik ka shumë mundësi se si të veprojmë, sikur për shkarkimin, po ashtu edhe për vazhdimin e tij. E rëndësishme është të respektohet ligji dhe vendimet, që të kemi efikasitet në punë”, tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se megjithatë, qëllimi për procedurën kundër Paunovskit është të dërgohet mesazhi se ligji duhet të respektohet./Telegrafi/

The post Zaev: Qëllimi për procedurën ndaj Paunovskit është të dërgohet mesazh se ligji duhet të respektohet appeared first on Telegrafi.