Kryeministri Zoran Zaevi paralajmëroi se do të kërkojë pëlqim nga partitë që zgjedhjet lokale në shtet të mbahen më 31 tetor, me qëllim të mos përkojnë me Regjistrimin. Kjo praktikisht do të nënkuptojë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh atë që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paraprakisht paralajmëroi se sipas Kushtetutës zgjedhjet do të duhet të mbahen më 17 tetor.

“Kemi arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa kjo gjithsesi është regjistrimi i cili do të zbatohet në shtator, dhe nuk duam që fushata të mos përkojë me të, dhe gjithsesi arsyeja për shtyrje është pandemia. Ashtu që nëse nuk ndryshohet kjo me ligj zgjedhjet duhet të jenë më 17 tetor, dhe do të ketë përkim të fushatës me Regjistrimin. Propozimi është dominant që zgjedhjet të jenë më 31 tetor, nëse bien dakord edhe kjo do të përfshihet në Kodin Zgjedhor”, deklaroi Zaevi.

Marija Miteva nga OBRM-PDUKM-ja reagojnë se Zaevi ka caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve pa konsultim paraprak me partitë e tjera politike, që, sipas partisë, edhe një herë e konfirmon faktin se ai druan nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe gjykata e popullit.

Në qëndrim të njëjtë janë edhe partitë e shqiptarëve në vend të cilat janë në opozitë. Edhe ata bien dakord se sipas Kushtetutës zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe theksojnë se kjo datë është propozim i tyre. Nuk shohin arsye të bazuar për shtyrjen e datës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas propozimit të kryeministrit dhe lider i LSDM-së, qëndroi partneri i koalicionit Besa, ndërsa pritet të prononcohen nga BDI-ja.

Përveç datës për mbajtjen e zgjedhjeve temë aktuale është edhe bashkëpunimi midis partive dhe koalicioneve.

Kryeministri dje informoi se tashmë ka pasur takime me Menduh Thaçin dhe me Bilall Kasamin lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa deri në fund të kësaj jave duhet të shihet edhe me Ali Ahmetin. Në përgjithësi, të gjithë, siç tha, janë realistë lidhur me pozicionimin dhe konfirmojnë ndihmë të ndërsjellë.

Sipas Zaevit, paraqitja koalicionuese është logjike dhe me siguri 50 për qind e tillë do të jetë paraqitja në rrethin e parë të zgjedhjeve, përderisa 25 apo 30 për qind do të jetë paraqitje koalicioni në rrethin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me Thaçin u pashë para dy-tre javëve, njëjtë edhe me Bilall Kasamin, ndërsa deri në fund të kësaj jave duhet të shihem me Ahmetin. Të gjithë konfirmojmë ndihmë të përbashkët sepse jemi koalicion në nivel qendror, ndërsa do të ishte mirë që kjo të shndërrohet edhe në nivel lokal. Logjikisht, është të paraqitemi si koalicion, pjesa më e madhe do të jenë paraqitje koalicionimi në rrethin e parë, 50 për qind, 25 apo 30 për qind do të ishin në rrethin e dytë dhe diku pas përfundimit të zgjedhjeve do të bëjmë sërish koalicion”, sqaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Megjithatë, shtoi, zgjedhjet lokale janë më ndryshe nga parlamentaret dhe shumë varet nga kandidatët.

Në pyetjen se kë do ta mbështesë LSDM në Tetovë, Besën apo BDI-në, Zaev tha se është më mirë secili të dale me kandidat të vetin në rrethin e parë, e më pas të mbështetet ai nga koalicioni që do të hyjë në rrethin e dytë.

Këto ditë, paralajmëroi, do të pasojnë bisedime, por ka edhe mjaft kohë deri në zgjedhje, pothuajse tre muaj e më shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev propozon zgjedhjet lokale të mbahen më 21 tetor, pritet prononcimi i partive politike appeared first on Telegrafi.