Kryeministri Zoran Zaev tha se propozimi i Portugalisë është i qartë dhe bazë e mirë për zgjidhe që ofron zgjidhje nuk mban anë.

“Në vet propozimin në kornizë negociuese është zgjidhja “përkthimi i akteve do të jetë në gjuhën maqedonase”. Megjithatë, kanë deklarata dy palët, edhe pala jonë edhe ajo bullgare, nga ku, me siguri, ministrja ka bërë interpretim për media bullgare ose diçka ngjashëm për të cilën ne do të kontrollojmë sot përmes shërbimet e MPJ-së për autencitetin se çfarë është thënë dhe MPJ do të reagoj”, tha Zaev në pyetje të gazetarëve nëse pas deklaratës së sotme të Zakriash, ende konsideron se propozimi i Bullgarisë është bazë e mirë për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë.

Zaev theksoi se kur përfundoi Samiti i BE-së, ai dhe ministri Osmani kanë dhënë komente për propozimin e Portugalisë dhe nëse merrej vendimi, në atë propozim qëndron se aktet do të jenë në gjuhën maqedonase dhe ka deklaratë si nga Maqedonia e Veriut ashtu edhe nga Bullgaria.

“Ne me Bullgarinë kemi marrëveshje ku nënshkruam marrëveshje, memorandume të caktuara, dakordime se aty thuhet gjuha bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë dhe gjuhë maqedonase sipas Kushtetutës së Maqedonisë”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Propozimi i Portugalisë nuk mban anë appeared first on Telegrafi.