Zaev: Pres që të gjendet Mijallkov, nëse jo, do të ketë përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev pret të gjendet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është në arrati pas vendimit të gjykatës për ta urdhëruar atë në arrest shtëpiak, ndërsa në të kundërtën thotë ai,  do të kërkojë përgjegjësi.

“Si të gjithë njerëzit tanë, unë jam i zhgënjyer që ai nuk është arrestuar ende. Kërkoj nga institucionet që të veprojnë menjëherë dhe ta gjejnë. Pres informacione të hollësishme nga ekzekutivi, përkatësisht nga Ministria e Brendshme.

Jam duke pritur për detaje në lidhje me rastin nga gjykata, prokuroria dhe Ministria e Brendshme. Populli ynë pret që të mbahet përgjegjësi nëse vendimi i gjykatës nuk zbatohet, për mua për një nga rastet më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë”, tha Zaev.

Do të kërkojë përgjegjësi kur do t’i shikojë detajet, shtoi kryeministri./Telegrafi/

Advertisement

The post Zaev: Pres që të gjendet Mijallkov, nëse jo, do të ketë përgjegjësi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy