Zaev përfundon pushimet, nesër nis bisedimet për formimin e qeverisë së re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka përfunduar pushimet. Nga partia njoftojnë se gjatë ditës së nesërme lideri i tyre do të intensifikojë angazhimin për formimin e shumicës parlamentare që do të votonte për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Zaev.

“Kryetari Zaev është në pushime në Strumicë dhe në disa lokacione tjera. Pushimin po e kalon me fëmijët, gruan dhe familjen, në organizim privat. Sot kthehet në Shkup, ndërsa prej nesër do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime brenda partisë thonë se nesër në ora 14:00, në Klubin e Deputetëve, Zaev do të realizojë takim me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Jozyrtarisht, Zaev pritet që gjatë ditës së nesërme të realizojë takime edhe me liderët e partive tjera parlamentare, por që sipas të njëjtave burime, ende nuk është caktuar koha e saktë e takimeve.

Në intervistën e tij të fundit për gazetën kroate “Nacional”, Zaev deklaroi se do të bisedojë me të gjithë , por jo edhe me, siç tha ai “struktura që bisedojnë për ide të ndryshme nga koncepti demokratik dhe evropian”.

Advertisement

Sipas afateve kushtetuese, më së voni deri më 14 gusht, presidenti Stevo Pendarovski do të duhet të përcaktojë mandatarin, i cili në 20 ditët e ardhshme do të duhet të formojë qeverinë e re dhe të dorëzojë programin e punës në Kuvend.

The post Zaev përfundon pushimet, nesër nis bisedimet për formimin e qeverisë së re appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy