Zaev për thirrjet kundër shqiptarëve: Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojnë në lidhje me rastin e djeshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zaev për thirrjet kundër shqiptarëve: Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojnë në lidhje me rastin e djeshëm

Kryeministri Zoran Zaev thotë se mbledhjen e sotme qeveritare është diskutuar për incidentin e fundit ku ka pasur gjuhë të urrejtjes nga një tifo-grupi në sheshin ‘Maqedonia në Shkup dhe se Qeveria ka konkluduar që të dënojë thirrjet të cilat nxisin urrejtje në bazë etnike.

“Qeveria u informua se MPB po ndërmerr aktivitete për zbardhjen e veprës penale, dhe për këtë opinioni do të informohet. Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë në kuadër të kompetencave të tyre dhe të veprojë për rastin e djeshëm të gjuhës së urrejtjes në shesh”, shkruan Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ju bën thirrje tifogrupeve dhe gjithë qytetarëve të mos nxisin urrejtje apo dhunë në bazë racore, etnike dhe fetare dhe se kjo vepër është e dënueshme Kodit Penal.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup

“Institucionet nuk duhet të tolerojnë asnjë nxitje të urrejtjes dhe dhunës në bazë të përkatësisë racore, kombëtare, gjinore, seksuale, fetare etj”, thuhet në reagimin e kryeministrit Zaev./Telegrafi/

Advertisement

На денешната владина седница, меѓу другото, дискутиравме и за последниот инцидент со говор на омраза предизвикан од…

Publiée par Zoran Zaev sur Lundi 14 septembre 2020

The post Zaev për thirrjet kundër shqiptarëve: Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojnë në lidhje me rastin e djeshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy