“Dialogu është i hapur, zgjidhjet ligjore do të shkojnë në Kuvend, këtu janë ambasadorët e vendeve anëtare dhe delegacioni evropian për të na ndihmuar dhe së bashku do të gjejmë një zgjidhje të bukur që do t’i ngjajë Republikës multietnike të Maqedonisë së Veriut”.
Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev lidhur me përkatësinë etnike që do të futet në letërnjoftime.
Ai tha se ata do t’i ndjekin rekomandimet evropiane dhe se për ta regjistrimi i përkatësisë etnike është i pranueshëm, sepse, siç tha jemi një vend multietnik.
“Shtetësia është maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përcaktimi etnik është përcaktim i çdo qytetari. Madje edhe Strumica është shumetnike,e jo Maqedonia, ne jemi një vend me të vërtetë multietnik dhe duhet të respektojmë të drejtën për të zgjedhur. Në atë pjesë do të dëgjojmë direktivat evropiane sepse duam të jemi anëtarë të BE-së. Mund të gjendet një zgjidhje për përcaktimin në mënyrë që të mos ketë diskriminim ose ndonjë pengesë”, tha Zaev.
The post Zaev për letërnjoftimet: Të gjejmë zgjidhje që do t’i ngjajë shtetit multietnik appeared first on Telegrafi.