“Hapja e rastit që nga fillimi ndodh vetëm nëse ka dëshmi dhe momente të reja”. Ky është qëndrimi i kryeministrit Zaev ndaj kërkesës së OBRM-PDUKM-së që të ketë rigjykim të rastit për 27 prillin. Zaev thotë se autoritetet gjyqësore vendosin nëse do të ketë gjykim të ri dhe se presidenti i vendit nuk ka përkrahur një gjtë të tillë..
“Presidenti nuk e mbështeti rigjykimin dhe ju lus ta pyetni, unë jam në kontakt me atë. Aj e thotë hapur, ndërsa qëndrimi i është si te të gjitha rastet, secili ka të drejtë të rigjykojë procedurën nëse ka dëshmi të reja, që do të ndikojnë në rastin gjyqësor. Këshilli Gjyqësor vendos për këtë”, tha Zaev duke u shpreh se është kundër amnistimit dhe të drejtën për rigjykim e kanë të gjithë, përfshirë edhe të dënuarit për 27 prillin.
Ndryshe, për të dënuarit e 27 prillit do të bisedojnë nesër kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe presidenti, Stevo Pendarovski./Telegrafi/
The post Zaev për 27 prillin: Nëse ka dëshmi të reja, të dënuarit kanë të drejtë të kenë rigjykim appeared first on Telegrafi.