Kryeministri Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve tha se “do të mbështes procedurën për sigurimin e shpejtë të shtetësisë por nuk mund të mbështetet porpozimi i Aleancës për Shqiptarët që me tre dëshmitarë të fitohet shtetësia”.

“Unë respektoj këtë parti opozitare shqiptare. Por propozimi nuk është për t’u mbështetur për shkak se çdo kush mund të sjell tre anëtarë nga familja më e gjerë dhe të thonë po, dhe përfundoi”, tha Zaev.

Ai tha se ka disa qytetarë që kanë marrë shtetësi sipas vendimeve që janë sjellë përmes Shërbimit për Evidentim Amë në Ministrinë e Drejtësisë.

“Nuk është e mjaftueshme dhe tani hapim këtë debatë se çfarë nevojitet që të fitohet shtetësia. Pjesa më me madhe e atyre janë qytetarë të varfër romë, më pas shqiptarë, ka edhe maqedonas dhe boshnjakë. Kemi nga të gjitha kombësitë. Ne jetojmë me ata, ata janë këtu, dhe për fat të keq, deri tani nuk kanë fituar të drejtën për mbrojtje sociale, mbrojtje shëndetësore”, shtoi Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Nuk mund të mbështetet propozimi që me tre dëshmitarë të fitohet shtetësia appeared first on Telegrafi.