Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk do të votohet Rezoluta e OBRM-PDUKM-së për bisedimet me Bullgarinë nëse mbetet emri me të cilën është parashtruar.

“S’bëhet fjalë për inat. Bëhet fjalë për parim, bëhet fjalë për Kushtetutën. E papranueshme është që kryeministri, shumica qeveritare dhe institucionet e sistemit të votojnë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Zaev.

Sipas tij, kjo dërgon dirigjim të gjithë sistemit dhe se Kushtetuta duhet të respektohet.

Ndryshe, Rezoluta e propozuar e OBRM-PDUKM-së nuk përfshin emrin kushtetues për shkak se ato kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Nuk do ta votojmë Rezolutën e OBRM-PDUKM-së nëse është me emrin me të cilën është parashtruar appeared first on Telegrafi.