Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk u parashtrua dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit dhe për këtë shkak OBRM-PDUKM kërkoi të votohet mosbesimi i qeverisë.

Deputeti Aleksandar Nikollovski në deklaratë për media theksoi se kjo nismë është propozuar nga 61 deputetë.

“Iniciativa është e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa dhe partia “E majta” që janë gjithsej 61 deputetë”, tha Nikollovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i dha afat kryeministrit Zaev deri në ora 14:30 të japë dorëheqje ose në të kundërtën do të dërgojnë interpelancë ndaj qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev nuk dha dorëheqje, dërgohet interpelanca ndaj qeverisë appeared first on Telegrafi.