Zaev niset drejt Bullgarisë: Autobusi po kthehej nga Turqia, në mesin e viktimave 12 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.

Kryeministri maqedonas deklaroi për TV21 në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.

Po ashtu, ai deklaroi se 12 viktima janë nën moshën 18-vjeçare.

Advertisement

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradit. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje.

Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen shumë keq, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime familjarëve të viktimave…. Na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev për TV21.

The post Zaev niset drejt Bullgarisë: Autobusi po kthehej nga Turqia, në mesin e viktimave 12 fëmijë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy