Kryetari i LSDM-së njëherit edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubim në Koçani tha pjesa lindore e vendit duhet të vazhdojë në rrugën drejt zhvillim dhe përparimit.

“Në katër vitet e kaluara vendosëm standarde të larta ekonomike. Pagën minimale e rritëm në 15.200 denarë, ndërsa para katër viteve ishte 9.000 denarë. Sipas rritjes ekonomike, nga 1 janari, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë ose 300 euro. Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se paga mesatare për muajin gusht të këtij viti është 28.642 denarë që është për 400% më shumë i njëjti muaj vitin e kaluar”, tha Zaev.

Ai tha se për t’u mbajtur vazhdimësia dhe të vazhdojë ndihma ndaj qytetarëve, ata duhet të zgjedhin opsionin më të mirë.

“Opsioni që çon para është LSDM dhe koalicioni, që është opsioni më i mirë si për qytetetin ashtu edhe për shtetin. Koçani duhet të zhvillohet dhe të përparojë andaj u bëj thirrje të votoni numrin 12 dhe Nikollço Ilievin”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Nga 1 janari paga minimale do të jetë 18 mijë denarë appeared first on Telegrafi.