Kryeministri Zoran Zaev tha se nesër do të takohet me inspektorët e Tregut për ta dëgjuar peticionin e tyre kundër shkarkimit të Paunovskit.

Zaev tha se drejtori Stojko Paunovski po ashtu është njoftuar me letër për të gjitha informacionet në lidhje me shpërndarjen e administratorëve.

Zaev tha se do t’i dëgjojë të gjitha argumentet, duke përfshirë edhe argumentet e inspektorëve.

“Takimi bëhet që të dëgjohen argumentet e tyre. Unë u di rregullat dhe veprimin etik, por nuk e konsiderojmë veten si më të mençurit se më të informuarit”, tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, bëhet fjalë për një zyrtar të mirë publik por nuk do të lejohen inatet dhe se duhet të respektohet ligji që ka të bëjë me shpërndarjen e administratorëve./Telegrafi/

The post Zaev nesër takohet me inspektorët të cilët kërkojnë të mos shkarkohet drejtori i tyre appeared first on Telegrafi.