Zaev: Nën patronazhin e Portugalisë dhe BE-së, presim zgjidhje deri në fund të qershorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev për “Brifingun e mëngjesit” të TV Sllobodna, duke folur për takimet intensive ndërkombëtare gjatë periudhës së fundit për procesin e realizimit të aspiratave të vendit tonë për anëtare e Bashkimit Evropian, vlerësoi se është më se e qartë se po ndërtohet strategji si Unioni të kthejë kredibilitietin e tij.

“Me liderët e BE-së biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat. “Kabaetlluku” i BE-së është i padiskutueshëm dhe po ndërtohen strategji si përfundimisht Evropa të kthejë kredibilitetin këtu. Të gjithë e dinë se asnjë vend që aspiron të anëtarësohet në Union nuk ka pritur për aq kohë sa ne. Gjashtëmbëdhjetë vite”, tha Zaev, i cili shprehu optimizëm se n[ë periudhën e ardhshme në bisedimet me udhëheqësit e Portugalisë që kryeson me Unionin dhe Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji me të dyja anët, tonën dhe të Bullgarisë, do të bëhen hapa dhe do të realizohet Konferenca e parë ndërqeveritare në fund të qershorit.

Kryeministri Zaev në intervistë, nënvizoi se Brukseli është i njohur me linjat e kuqe të vendosura nga ana jonë dhe nuk ka lëshime në raport me gjuhën dhe integritetin.

“Qytetarët duhet ta shohin realitetin. Bullgaria ka një qeveri teknike, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është mirë edhe për palën bullgare të gjindet një zgjidhje. Qytetarëve në zgjedhje u thanë se politikat që sjellin armiqësi, bllokime dhe frenime nuk mirëpriten dhe nuk mbështeten. Në fakt, Presidenti Radev, i cili shpesh flet për evropeizimin, sjelljet evropiane, duhet t’i ndërmarrin këto hapa. Unë nuk dua të rris pritjet joreale dhe pastaj të dëshpërohemi përsëri, por këtë vit duhet të bëjmë një përparim”, tha Zaev për TV Sllobodna.

Advertisement

Ai theksoi se udhëheqësia portugeze po zhvillon një strategji të tërë me të cilën do të veprojë para Sofjes dhe Shkupit./Telegrafi/

The post Zaev: Nën patronazhin e Portugalisë dhe BE-së, presim zgjidhje deri në fund të qershorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy