Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Zhuzhana Hargitai dhe drejtorin e Zyrës në Shkup, Andi Aranitasi.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim të dyja palët shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi pozitiv mes Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-it dhe u shpreh vullneti i qartë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi me të njëjtën dinamikë, me theks në zbatimin dhe realizimin e projekteve aktuale, të cilat sigurojnë zhvillim të ekonomisë dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
“U theksua se vazhdon mbështetja e realizimit të projekteve në sektorin e transportit, gjegjësisht infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në pjesën e infrastrukturës energjetike, gazifikimit, projekte për respektimin e standardeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend. U shpreh gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të lidhjes në nivel rajonal me vendet fqinje, me qëllim të përmirësimit të rritjes ekonomike edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia me COVID-19”.
“Në takimin e sotëm të punës u përshëndet publikimi i pakos Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor, nga ana e Bashkimit Evropian dhe u vlerësua se zhvillimi rajonal dhe bashkëpunimi mes vendeve do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/
The post Zaev në takim me përfaqësuesit e BERZH-it: Vazhdon bashkëpunimi në drejtim të intensifikimit të projekteve për zhvillim ekonomik appeared first on Telegrafi.