Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Kryeministri Zaev me ambasadorin Koja bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re.

“Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimin për sundim efikas të së drejtës dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej thuhet se bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar me Misionin e OSBE-së vazhdon në më shumë fusha të ndryshme dhe programe në drejtim të avancimit të raporteve ndëretnike, reformat në polici dhe në strukturat e sigurisë, liritë e mediave, reformat zgjedhore, arsim të integruar dhe në sferën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendim edhe për sfidat e ballafaqimit me pandeminë e COVID-19, si dhe për masat të cilat ndërmerren në nivel nacional, kombëtar dhe lokal nga institucionet e vendit./Telegrafi/

The post Zaev në takim me Koja: Mbetemi të përkushtuar në bashkëpunimin reciprok në drejtim të avancimit të proceseve reformuese dhe sigurimin e prosperitetit për qytetarët appeared first on Telegrafi.