Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Marija Virzhinja Pina, ambasadore e Portugalisë në vend.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u përcoll mbështetje e fuqishme nga Portugalia dhe nga kryesimi portugez për europerspektivat e RMV-së.

“Në takim u kumtua se Portugalia, si shtet që ndërton ura, veçanërisht i respekton politikat e Kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë – krijimin e zgjidhjeve, në vend të problemeve. Ky, siç u konstatua, është rasti me zhvillimin e raporteve të mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe proceset reformuese në plan vendor, për shkak të të cilave, Portugalia, si vend që kryeson me Këshillin e BE-së, vlerëson se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së”.

“Kryeministri Zaev shprehu falënderim të madh për investimet dhe angazhimet e Portugalisë, në kuadër të kryesimit portugez, për vazhdimin e procesit për zgjerimin e BE-së, përmes zgjidhjeve kreative, të cilat vendi ynë i vlerëson si bazë e mirë në zhvillimin e raporteve me Republikën e Bullgarisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Treguam si shtet se jemi demokraci funksionale multietnike, që është fuqishëm e përcaktuar drejt vlerave evropiane. Mbështetja e vendeve anëtare të BE-së është shumë e rëndësishme për ne. Por, qëndrimi ynë është se për atë që është punuar, është koha të jepet mirënjohje përmes një hapi konkret në rrugën tonë të integrimit evropian”, ka thënë Zaevi në takim.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekzistojmë baza të mira për bashkëpunim më të thellë dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë dhe për avancimin e marrëdhënieve në ekonomi, kulturë, politika sociale.

The post Zaev në takim me ambasadoren portugeze: Maqedonia e Veriut punoi dhe duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";