Zaev: Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zoran Zaev beson se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se shteti fqinj nuk do të bllokojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Besoj se nuk është në interes të dy popujve. Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë”, tha Zaev.

Zaev potencoi se beson në vlerat evropiane të të dyja vendeve dhe se e sheh anën pozitive të medaljes.

“Argumentet tona të fuqishme janë se marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë nuk janë shkronja në letër, ato realizohen në të gjitha aspektet. Me Bullgarinë kemi zgjidhur disa periudha historike, disa kapituj”, tha Zaev.

Advertisement

Ndryshe, Zaev sot pasdite bashkërisht me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dhe ministrin e MPJ-së kishte takime online me përfaqësues të BE-së ku u theksua se së shpejti do të fillojë konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post Zaev: Ne si maqedonas asnjëherë nuk do të bllokonim vëllezërit tanë bullgarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy