Kryeministri Zoran Zaev, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, uron të gjithë besimtarët e Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarët e konfesioneve Protestante në vendin tonë që e festojnë sot, festën e madhe të krishterë – Pashkët.

“Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një gjendje të rëndë, dhe këtë vit ne festojmë një nga festat më të ndritshme me kufizimet e sjella nga pandemia COVID-19.

Në festën e shpëtimit dhe jetës së re, le të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm dhe përmes modestisë sonë të bëjmë vetësakrifikim për të mirën e të gjithëve, duke mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Është drita e kësaj feste në këto momente dramatike për njerëzimin, na inkurajon të rishikojmë, të krijojmë vepra të mira dhe të tregojmë mirëkuptim me njëri-tjetrin, të jemi të mirë me familjet tona, fqinjët dhe miqtë dhe me vendin tonë në tërësi”, deklaroi Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Në festën e shpëtimit dhe jetës së re, le të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm appeared first on Telegrafi.