Zaev në dy vjetorin e Marrëveshjes së Prespës: Mund të themi se ia vlejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përmes profilit të tij në Facebook tha se ia vlente të gjitha përpjekjet në atë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot bëhen saktësisht dy vjet që kemi nënshkruar Marrëveshjen e Prespës. Sot mund të themi lirshëm – Ja vlente!

Ia vlente, sepse ne u bëmë anëtare e plotë e aleancës më të fortë ushtarako-politike në botë – NATO. Ne ulemi në të njëjtën tryezë, krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fortë. E ardhmja e Maqedonisë është e sigurt, ndërsa kufijtë janë përgjithmonë të sigurt.

Ia vlente sepse Marrëveshja e Prespës na afroi një hap më pranë Bashkimit Evropian dhe më në fund hapëm dyert për integrimin tonë në BE. Pas 15 vitesh pritje, ne fillojmë negociatat për anëtarësim. NATO dhe BE janë mbështetja jonë e fortë për zhvillimin, por edhe për përballimin e sfidave dhe rreziqeve siç është coronavirusi. Në të kaluarën, kemi marrë shumë ndihmë dhe mbështetje prej tyre”, tha Zaev.

Advertisement

Ai shtoi se ia vlejti sepse sot kemi fqinjë që na mbështesin fuqimisht. Në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, Greqia tani jo vetëm që nuk na bllokon, por edhe ndihmon integrimin tonë të përshpejtuar./Telegrafi/

The post Zaev në dy vjetorin e Marrëveshjes së Prespës: Mund të themi se ia vlejti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy