Zaev mesazh kancelarit austriak: Qeveria e re është tërësisht e përkushtuar në rrugën evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Georg Vucas, ambasador i Republikës së Austrisë në vendin tonë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryeministrit, në mbledhje u shprehën urime për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe u konfirmua mbështetja nga Austria për integrime evropiane të vendit tonë.

Kryeministri Zaev dërgoi mesazh deri te kancelari austriak Kurz se Qeveria e re në vend është tërësisht e përkushtuar në rrugën evropiane. Në takim u shpreh pajtueshmëri se sundimi i së drejtës është një prej sferave kyçe të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për integrimet dhe u konstatua se Austria mund të ndihmojë në avancimet në këtë sferë.

“Kemi mundësi të mëdha para nesh prej kur vendosëm raporte të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët dhe me këtë krijuam mundësi për përfitime për qytetarët tanë në plan vendor. Këto janë mundësitë ekonomike të rëndësishme edhe për qytetarët edhe për shtetin. Qeveria, me zhvillimin e ekonomisë, është fuqishëm e përcaktuar të punojë edhe në sundimin e së drejtës dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Austrinë edhe me institucionet evropiane me qëllim harmonizimi i praktikave dhe legjislacionit”, tha kryeministri Zaev.

Advertisement

Zaev foli edhe për drejtimin e Qeverisë drejt zhvillimit të arsimit dhe sistemit shëndetësor dhe u falënderua për solidaritetin nga Austria dhe vendet e BE-së gjatë krizës shëndetësore.

Në mbledhje u konstatua se bashkëpunimi ekonomik me Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë është i mrekullueshëm dhe se ka mundësi për intensifikimin e raporteve bilateral enë periudhën e ardhshme,në sferën e investimeve, shëndetësisë, energjetikës, tregtisë, kulturës, bujqësisë./Telegrafi/

The post Zaev mesazh kancelarit austriak: Qeveria e re është tërësisht e përkushtuar në rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy