Kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar “Tweetin” që e hidhëroi shtetin grek, sot theksoi se është korrekte njeriu të përmirësohet kur të gabojë.

Në pyetje të deputetëve se pse ka kërkuar falje për shkak se në Marrëveshjen e Prespës nuk është e ndaluar të përdoret fjala ‘maqedonase”, ai tha se ku përfaqësohet shteti kjo nuk mund të ndodhë.

“Është e qartë se sipas Marrëveshjes së Prespës, lejohet të përdoret ‘maqedonase’ dhe ‘maqedonas’, por kur bëhet fjalë për shtetin, ndërsa Përfaqësuesja e Futbollit përfaqëson shtetin, atëherë është “E Maqedonisë së Veriut. Është korrekte kur edhe politikani përmirësohet kur gabon. Unë e kam nënshkruar Marrëveshjen e Prespës dhe nuk ka dilema kur përdoret “e Maqedonisë së Veriut”, dhe kur ‘maqedonase’ dhe ‘maqedonas’. Më herët të gjithë ishim FYROM, në shtëpi Maqedoni. Ndërsa tani jemi Maqedonia e Veriut, por gjithkund jemi maqedonas që flasin gjuhë maqedonase”, theksoi Zaev.

Ndryshe, në “Twitter” Zaev pas ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës në shkrim mes tjerash shkroi edhe “Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë”, ndërsa për këtë reagoi edhe Greqia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Më parë ishim FYROM jashtë dhe brenda Maqedoni, ndërsa tani jemi Maqedonia e Veriut brenda dhe maqedonas jashtë appeared first on Telegrafi.