Kryeministri Zoran Zaev e përshëndeti miratimin e djeshëm të rishikimin të buxhetit me të cilin janë siguruar mjete shtesë si mbështetje për sistemin shëndetësor, qytetarët dhe ekonominë.

Ai thotë se me ribalancin e buxhetit për vitin 2020, qytetarët janë të sigurt se kanë shtet i cili kujdeset për ta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është prioritet kulmor i Qeverisë dhe në këtë drejtim janë riorientuar mjete financiare në përballjen me krizën shëndetësore, që të sigurohen në kohë vaksina, ilaçe dhe për përforcimin e kapaciteteve shëndetësore”, shkruan Zaev.

Ai shton se mbështetja për qytetarët dhe ekonominë do të vazhdojë dhe se askush nuk do të lihet anash.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zaev më tej thekson se nuk janë lënë anash prioritetet për realizimin e projekteve kapitale./Telegrafi/

The post Zaev: Me miratimin e ribalancit të buxhetit qytetarët janë të sigurt appeared first on Telegrafi.