Kryeministri Zoran Zaev sot me rastin e festës së 11 tetorit, sot në Kumanovë në Memorialin tha se Kumanova është një qytet hero.
Ai thotë se ne kemi një detyrë patriotike të bashkohemi në krijimin e një shoqërie të drejtë.
Zaev tha se duhet të ndjekim rrugën me vlerë evropiane. Kryeministri thotë se me Marrëveshjet e nënshkruara me Greqinë dhe Bullgarinë, vendi ka bërë një përparim ndërkombëtarisht.
“Anëtarësimi në NATO ka ripërcaktuar rolin tonë në arenën e sigurisë ndërkombëtare”, tha Zaev.
Ai shtoi se Maqedonia nuk do të vendoset asnjëherë në pikëpyetje. Zaev premtoi se do të vijë koha e rregullit, drejtësisë dhe paqes.
Kryeministri bëri thirrje që bashkërisht të mposhtim pandeminë e coronavirusit, sepse siç tha ai tani në vjeshtë, situata do të “nxehet”./Telegrafi/
The post Zaev: Me marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë vendi ka bërë përparim ndërkombëtarisht appeared first on Telegrafi.