Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sonte se ishte i pranishëm në në Beograd, në drekën përfundimtare të punës të Samitit “Ballkani i Hapur”, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u takua me liderët e vendeve të rajonit.

“Panairi ndërkombëtar për verën, ushqimin dhe turizmin “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” dhe të gjitha bashkëpunimet e tjera që janë dakorduar dhe zbatuar në kuadër të kësaj nisme, janë vetëm dëshmi se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nisur një epokë të re bashkëpunim në Ballkan, i cili do të sjellë përfitim për të gjithë qytetarët tanë”, njofton Zaev përmes rrjeteve sociale.

Paraprakisht, Zaev mori një pllakë të madhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë për kontributin e tij në iniciativën që bashkoi tre vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

The post Zaev: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nisur një epokë të re bashkëpunimi në Ballkan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";