Maqedonia e Veriut investon në projekte ndërkombëtare terminali i gazit natyror të lëngshëm Aleksandri dhe Termocentrali i Gazit Aleksandri. Ne nuk do të jemi më përdoruesi përfundimtar i gazit natyror vetëm nga një burim, por Maqedonia e Veriut do të jetë rrugë e rëndësishme tranziti për gazin natyror në të gjithë Evropën Juglindore përmes ndërlidhjeve të reja të gazit me fqinjët tanë, shkruan Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Në seancën e 53-të dje, u miratua nevoja për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për këto dy projekte.
Bëhet fjalë për bashkëpunim midis “NER AD” Shkup dhe “Kopelozu Group” dhe midis “AD ESM” dhe “Gastrade SA” për dhënien me qira të kapacitetit në Terminalin LNG, si dhe midis “AD ESM” dhe “DAMKO ENERGY S. A “për blerjen e 25% të aksioneve në “Alexandropolis Electricity Production SA”./Telegrafi/
The post Zaev: Maqedonia e Veriut do të jetë rrugë e rëndësishme tranziti për gazin natyror në të gjithë Evropën Juglindore appeared first on Telegrafi.