Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa prë “TV21” tha se të gjitha bisedimet që zgjasin më shumë se një javë në mes të LSDM-së dhe BDI-së janë teatër, sepse ata tashmë kanë arritur marrëveshje.

Sipas tij, LSDM ka turp të jetë në qeveri me BDI-në, dhe nga ana tjetër, integruesit premtuan se do të ketë kryeministër shqiptar, por tani ata kanë pranuar të hyjnë në qeveri pa e përmbushur këtë premtim.

Ai kujton se nëse BDI e përmbush këtë premtim, ajo do të ketë mbështetjen e 12 deputetëve të koalicionit Aleanca-Alternativa, por vetëm nëse, siç thotë, Kryeministri të ketë mandat katër vjeçar, por jo për pazar tjetër partiak./Telegrafi/

The post Zaev: LSDM turpërohet që të jetë në qeveri me BDI-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";