Kryeministri Zoran Zaev dërgoi urime me rastin e festës së madhe ortodokse, Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

Në urimin, Zaev theksoi se në një kohë kur e gjithë bota po kalon nëpër trazira të rënda të shkaktuara nga koronavirusi Kovid-19, festa e shpëtimit, e cila e shënon fundin e vuajtjeve të Krishtit dhe me të cilën e festojmë fitoren mbi vdekjen, na kujton në nevojën të rishikohemi dhe me modesti si aktorë të përgjegjshëm të komunitetit tonë të mbajmë vetësakrifikim për të mirën e të gjithëve, duke e mbrojtur veten dhe shëndetin e të dashurve tanë.

“Në këtë periudhë pandemie, le të festojmë si qytetarë të përgjegjshëm, ndërsa Pashkët, si një festë shprese, të sjellin prosperitet, gëzim dhe kohezion në shtëpitë tona. Të rrethuar me dashuri, por edhe me shpresë për ditët më të mira që vijnë, le të mbushemi me harmoni dhe falje, paqe dhe prosperitet, pa përçarje, pa urrejtje, pa konflikte. Ju uroj t’i kaloni festat në shëndet të mirë dhe me forcë shpirtërore”, shkroi mes të tjerash, Zaevi në urim.

The post Zaev: Le të festojmë si qytetarë të përgjegjshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";