Ish-kryeministri Zoran Zaev në intervistë të përbashkët me ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras u shpreh se kontesti që ka pasur Maqedonia e Veriut me Bullgarinë është më i lehtë në krahasim me kontestin me Greqinë.
“Marrëveshja e Prespës kërkonte zgjidhje kreative për mbylljen e çështjeve me rëndësi historike. Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë. Besoj se Bullgaria do të gjejë forcë dhe do ta tejkalojë veten”, deklaroi Zaev.
Ai u shpreh se Bullgaria është mike dhe ky shtet duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shkak se nuk është interes i Maqedonisë të jetë pesë e BE-së, por i gjithë rajonit.
Zaev po ashtu theksoi se pas 20 viteve në politikë, nuk ka për qëllim të aktivizohet sërish dhe se mbështet strukturat e reja të LSDM-së./Telegrafi/
The post Zaev: Kontesti me Bullgarinë është më i lehtë se sa ai me Greqinë appeared first on Telegrafi.