Bojan Jovanovski, pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Haraçi”, i tha gjykatëses që të kërkojë paratë t’i kërkojë tek Zoran dhe Vice Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas kësaj akuze, Zaev për “fokus” tha se Jovanovksi gënjen për shkak se unë e paraqita këtë rast.
“Aktgjykimi i sotëm në këtë rast është një konfirmim që drejtësia funksionon pavarësisht se kush është. Kanë kaluar ditët kur politikanët thirrnin gjykatësit për të mbrojtur shkelësit. Edhe pse të gjitha provat për rastin e njohur për publikun si “Haraçi” dhe janë të njohura për publikun, prapë Bojan Jovanovski gënjejë publikisht me arsyen e vetme, për mendimin tim, që unë e raportova këtë rast dhe natyrisht i hodha poshtë të gjitha kërkesat e tij përmes ndërmjetësve për ta ndihmuar atë në procesin gjyqësor”, tha Zaev.
Ai shtoi se ai vazhdon të luftojë për drejtësi.
“Boki 13”: Parat t’i kërkoni tek Zoran dhe Vice Zaev
“Kam luftuar dhe vazhdoj të luftoj për shtetin e së drejtës. Unë kam luftuar dhe vazhdoj të luftoj që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, që gjyqësori të vendosë në mënyrë të paanshme, pavarësisht se kush është, dhe për këdo që ka gabuar para ligjit të jep përgjegjësi”, tha Zaev.
The post Zaev: Jovanovski gënjen për shkak se i kam refuzuar të gjitha kërkesat e tij për t’i ndihmuar appeared first on Telegrafi.