Kryeministri Zoran Zaev thotë se qëllimi i reformës është modernizimi i arsimit me model të ri të mësimit i cili është frymëzuar nga sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara evropiane dhe botërore.
Sipas tij duhet të meren parasysh barazia, barazia gjinore dhe multikulturarizmi.
“Këto ditë po dëgjohen zëra se po shpejtojmë me reformën arsimore. Mendimi im është I kundërt – ne jemi vonë me reformat në arsim. Ato është dashur të ndodhin para rreth dhjetë viteve sepse si domosdoshmëri I imponoi kryesisht zhvillimi I shpejtë në të gjitha sferat shoqërore të cilat kërkojnë arsim në hap me ndryshimet dinamike dhe progresive. Kur them se jemi vonë, njëkohësisht them se edhe nuk do të shpejtojmë”, thotë Zaev.
Ai thotë se do të punohet në dizajnimin e reformës që do të jetë në interesin e fëmijëve dhe se me model të atillë inovativ dhe të zbatueshëm do t’i mundësojmë çdo fëmije që përmes arsimit të arrijë potencialin maksimal.
“Prandaj, për here të parë në dekadën e fundit në shtetin tone, po bëhen reforma në mënyrë transparente dh përfshirje e të gjitha palëve, ndërsa në interes më të mire të nxënësve”, theksoi Zaev.
Në fund ai shtoi se koncepti i ri për arsim fillor mundëson edhe zhvillim në karrierë dhe se bazohet në analizën e ekspertëve dhe institucioneve ndërkombëtare./Telegrafi/
The post Zaev: Jemi vonë me reformat në arsim appeared first on Telegrafi.