
Kryeministri Zoran Zaev më 8 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Siç njofton shërbimi i NATO-s për shtyp, Zaev do të vijë me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministrin e MPJ-së, Bujar Osmani.
Është paraparë që Stoltenberg dhe Zaev të mbajnë edhe konferencë të përbashkët pas takimit.
Maqedonia e Veriut në mars të këtij viti zyrtarisht u anëtarësua në NATO dhe u bë anëtarja e 30-të e Aleancës./Telegrafi/
Advertisement
The post Zaev javën e ardhshme takon Stoltenbergun në selinë e NATO-s appeared first on Telegrafi.