Kryeministri Zoran Zaev në Facebook shkroi se investimet kapitale janë jetë për ekonominë nacionale dhe se ndërtohet infrastrukturë për t’u ndërlidhur me fqinjët dhe rajonin.
“Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 investimet kapitale janë me rekord prej 37.8 miliarda denarë dhe janë më shumë se deficiti buxhetore”, shkruan Zaev.
Ai shton se vetëm për Korridorin 8 janë ndarë 6 miliardë denarë dhe se do të investohet në austradat e reja Tetovë – Gostivar, Bukujçani dhe Trebenishta dhe Strugë Qafëthanë.
Në korridorin 10, shkruan Zaev, është paraparë ndërtimi i një pjese të rrugës Prilep – Manastir, ndërsa vazhdojnë punimet në autostradën Kërçovë – Ohër, Shkup – Bllacë si dhe disa rrugë ekstres./Telegrafi/
The post Zaev: Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë 37.8 miliarda denarë appeared first on Telegrafi.