Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm ka marrë funksionin dhe kabinetin e kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev.
Pranim-dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në agjendën e sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.
Qeveria e re e udhëhequr nga Kovaçevski është zgjedhur mbrëmë në Kuvend me 62 vota “pro”, 46 “kundër” dhe pa abstenim./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Zaev ia dorëzoi funksionin e kryeministrit Kovaçevskit appeared first on Telegrafi.