Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri Venko Filipçe dhe drejtori i Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare, Darijan Storiovski, sot u takuan me krerët e Bashkësive Fetare në Maqedoni.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhje u konstatua ndërmarrja e masave dhanë rezultate dhe kjo dëshmohet me uljen e numrit të të infektuarve dhe numrit të pacientëve në spitale. Me këtë, siç thuhet në njoftim, krijohen mundësi për festimin e festave fetare si Pashkët dhe Kurban Bajrami.

“U shpreh qëndrimi i përbashkët me këtë situatë nuk duhet të ketë relaksim, dhe për këtë shkak Qeveria dhe liderët fetarë bëjnë thirrje edhe më tej të respektohen masat për mbrojtje, për shkak se nga kjo do të varet nëse do të ketë lehtësim të masave dhe shkurtim të orës policore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qëndrimi i përbashkët i Qeverisë dhe Bashkësive Fetare është që të respektohen protokollet në fuqi siç janë mbajtja e maskave në hapësira të hapura dhe të mbyllura, mbajtja e distancës, mosgrupimi dhe prania në objektet fetare të mos jetë mbi 30% të kapacitetit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev, Grubi dhe Filipçe takohen me krerët e Bashkësive Fetare në Maqedoni: Thirrje e përbashkët për respektim të masave appeared first on Telegrafi.