Kryeministri Zoran Zaev njofton se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Minsitrin e Jashtëm Bujar Osmani po ndodhën në Sofje për të vizituar të lënduarit nga aksidenti tragjik ku humbën jetën së paku 46 persona.
“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë në Bullgari. Shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në një aksident me autobus, mes të cilëve disa fëmijë dhe të rinj, ndërsa disa janë lënduar.
Jemi në Sofje me ministrin e Shëndetësisë Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme Osmani, për të vizituar të lënduarit, për të mësuar më shumë për aksidentin dhe arsyet e tij.
U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të të ndjerit dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.
Sapo të marrim më shumë informacion dhe sapo të sigurohemi se si mund t’i ndihmojmë të mbijetuarit, do të vijojnë aktivitetet e duhura institucionale dhe informacione shtesë për opinionin!, shkruan Zaev në Facebook./Telegrafi/
The post Zaev flet për aksidentin e autobusit në Shkup appeared first on Telegrafi.