Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp tha se duhet të mbështetet përcaktimi etnik në letërnjoftime për shkak se jemi shtet multi-etnik.

“Duhet të mbështeten këto çështje, për shkak se jemi shtet multi-etnik. E di se ka debat, e ndjek debatin nëse kjo mund të nxisë diskriminim të caktuar ose jo”, tha Zaev.

Ai thotë se asnjëherë nuk janë fshehur dhe askush nuk është turpëruar nga identiteti i vet, përkundrazi, siç tjptë Zaev, kemi qenë krenarë dhe si shoqëri multi-etnike bashkërisht krenohemi me dallimet etnike.

Ai tha se letërnjoftimet e reja do të jenë me emrin e ri të shtetit ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Duhet të ketë përcaktim etnik në letërnjoftime për shkak se jemi shtet multi-etnik appeared first on Telegrafi.