Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një takim me kryetarët e komunave u përgjigj edhe për tema të rëndësishme shtetërore, e një ndër ta është edhe ligji për shtetësi, i propozuar nga Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për ligjin për shtetësi, për momentin mendojmë ta kontrollojmë a është i njejtë me rregullat e BE-së dhe për këtë duam që të kemi kohë për ta shqyrtuar dhe ta lëshojmë në votim në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, duke vendosur flamurin e BE-së mbi ligjin” tha Zaev.

Për listat e hapura, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se duhet marrëveshje me partitë tjera politike pasi në zgjedhje dalin të gjithë partitë dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. /Telegrafi/

The post Zaev: Duhet ta shohim nëse ligji për shtetësi përputhet me rregullat e BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";