
Kryeministri Zoran Zaev u paraqit befasisht sot në seancën e Kuvendit. Burime të Alsat nga Kuvendi, në rrethana jo zyrtare kanë bërë me dije se Zaev është paraqitur për të kërkuar votëbesimin e Qeverisë, pas pretendimeve të opozitës maqedonase se posedon shumicë në Kuvend.
Pas hapjes së seancës, kryetari i Kuvendit në fazën e plotësimit të rëndit të ditës vendosi kryeministrin të parin për propozim dhe plotësim të rendit të ditës, pas çka pati reagime nga opozita maqedonase e cila kërkoi një orë pauzë.
Propozimi i Zaev bazohet nenin 214 paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit i cili thotë: “Mocion për besimin e Qeverisë mund të paraqesë edhe Kryetari i Qeverisë me shkrim ose gojarisht në seancën e Kuvendit”.
The post Zaev do ta testojë votëbesimin e Qeverisë në Kuvend appeared first on Telegrafi.