Me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, sot në ora 18:30 në Vila Vodno, do të mbahet takim me kryetarin e LSDM-së, ZOran Zaev dhe me kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij ju bëri thirrje liderëve të dy partive më të mëdha politike, Zaevit dhe Micokskit të gjejnë zgjidhje se kur duhet të mbahen zgjedhjet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nuk ka nevojë për një takim në formatin që e kanë pasur tashmë dy herë për shkak se qëndrimi i liderëve të tjerë është që zgjedhjet të mbahen më 5 apo 19 korrik.
Pendarovski tha se duhet të gjendet zgjidhje për shkak se nuk bëhet fjalë për muaj apo vite, por për 8 deri 15 ditë dallim./Telegrafi/
The post Zaev dhe Mickoski sot në ora 18:30 në takim te presidenti Pendarovski appeared first on Telegrafi.