Në duelin e sotëm televiziv në “TV24”, kryetarët i LSDM-së Zoran Zaev dhe OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ranë dakord që qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve duhet të shfuqizohet nga ligji pas zgjedhjeve të ardhshme.
Zaev tha se ai ishte që qeveria e ashtuquajtur “Përzhinos” të shfuqizohej më herët, ndërsa Mickoski iu përgjigj se për këto zgjedhje ai këmbënguli që kjo të zbatohet, sepse nuk i besonte LSDM-së për të organizuar zgjedhje të ndershme.
Të dy ranë dakord që pas këtyre zgjedhjeve, kushdo që është në opozitë, do të mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike./Telegrafi/
The post Zaev dhe Mickoski dakordohen për shfuqizimin e marrëveshjes së “Përzhinos” appeared first on Telegrafi.
Advertisement