Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do ta nënshkruajnë programin e përbashkët qeveritar dhe përfshirjen e Alternativës në shumicën e re parlamentare. Gjatë ditës së sotme pritet që Zaev dhe Gashi të tregojnë se cilët resore do t’i merr Alternativa.
Vendimi për përfshirjen e Alternativës në koalicionin qeveritar u miratua dje në mbledhjen e Këshillit Qendor të Alternativës, ndërsa kryetari Gashi në mbledhje ka njoftuar për bisedimet që ka pasur me kryeministrin Zaev.
Zëdhënësi i Alternativës, Ohran Murtezani arsyeja pse partia e tij përfshihet në qeveri është momenti historik i nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE dhe mbylljen e kontestit me Bullgarinë.
Alternativa ka kërkuar hetim ndërkombëtar të rasteve ku ka dyshime për montim politik siç janë rastet Monstra, Alfa, Lagja e Trimave dhe Almir Aliu.
“Do të ndërmarrim obligime të rëndësishme në shëndetësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, energjetikës, organizimit të diasporës, por edhe në arsim, kulturë dhe rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Murtezani.
Ai shtoi se është ndërpritur bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët, por nuk përjashton mundësinë që të vazhdojë bashkëpunimi në të ardhmen./Telegrafi/
The post Zaev dhe Gashi sot nënshkruajnë marrëveshjen për përfshirjen e Alternativës në qeveri appeared first on Telegrafi.