Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot niset për në Luksemburg, ku do ta udhëheq delegacionin e Qeverisë, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Vizita e punës fillon sot, ndërsa në agjendën e vizitës së delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë takim me kryetarin e Bankës Investuese Evropiane, si dhe takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel.

Në vizitën në Luksemburg ishte planifikuar të merrte pjesë edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, por ai njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Zaev dhe Besimi në Luksemburg, do të takohen me kryeministrin dhe kryetarin e BIE appeared first on Telegrafi.