
“Derisa ekziston gjuha maqedonase do të ekzistojnë edhe maqedonasit, dhe derisa ekzistojnë maqedonasit do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase”.
Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore”.
“Me vite jam mbështetës i kësaj konference për gjuhën maqedonase dhe çdoherë është kënaqësi të jem këtu me ju, madje edhe në rrethana në jashtëzakonshme siç është kjo pandemia e mallkuar”, tha Zaev.
Ai tha se këto konferenca dërgojnë mesazh të fuqishëm për gjuhën maqedonase.
Zaev i ftoi qytetarët që ta ruajnë gjuhën maqedonase, pasi siç tha, “gjuha janë të gjithë ata”./Telegrafi/
The post Zaev: Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase appeared first on Telegrafi.