Bullgaria mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, i tha kryeministri bullgar Boyko Borissov Kryeministrit Zoran Zaev në një bisedë telefonike.

Nga kabineti i Kryeministrit thonë se Borissov dhe Zaev shprehën besim se të dy palët mbeten të angazhuara në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua gjithashtu organizimin e një vizite të fundit të Kryeministrit Zaev në Republikën e Bullgarisë, si dhe inkurajimin e përbashkët të punës së komisioneve për histori për të gjetur zgjidhje të përbashkëta të pranueshme nga të dyja palët.

“Fokusi i bisedimeve ishte Procesi i Berlinit dhe presidenca e suksesshme e përbashkët, e cila është veçanërisht e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e rajonit në BE, si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm kryesor që do të mbahet në nëntor në Sofje. Të dy kryeministrat diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e përbashkët në mbrojtjen nga virusi pandemik COVID-19, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën e Bullgarisë në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për stafin profesional dhe qytetarët”, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev-Borissov: Komisionet e historisë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të gjithë appeared first on Telegrafi.