Kryeministri Zoran Zaev, sonte iu drejtua qytetarëve të Shkupit dhe hapi tribunën e parë të karvanit “Më e mira për komunën tonë”.

Në pjesën hyrëse të fjalimit, Zaev iu referua situatës aktuale me procesin e integrimit evropian dhe tejkalimit të bllokadave të palogjikshme në rrugën për në BE.

“Ju sjell përshëndetje nga Parisi, nga kryeqytetet e të gjithë Evropës, përshëndetje të përkthyera në mbështetje të fortë dhe të sinqertë për vendin tonë, kryeqyteti i të cilit është Shkupi ynë i bukur. Shkupi është krenar dhe i respektuar kur Maqedonia e Veriut është krenare dhe e respektuar. Është shumë e rëndësishme për ne që vendet anëtare të BE, përfshirë Francën, të mbështesin procesin e integrimit në BE.

Përpara nesh është Samiti i Këshillit Evropian në qershor, një mundësi reale për një hap përpara dhe një zgjidhje që do të heqë bllokadën në rrugën tonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje dhe zgjidhja më e rëndësishme prosperuese për ne tani është zgjidhja për fillimin e negociatave, të miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se vendi ka bërë gjithçka që është e nevojshme në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve dhe se tani është radha e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

The post Zaev: Bëmë gjithçka, në radhë është BE appeared first on Telegrafi.