Kryeministri Zoran Zaev sot tha se Bashkimi Evropian duhet t’i përmbushë premtimet për Ballkanin Perëndimor ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të evropianizojë shoqërinë në mënyrë që të arrihen standardet.

Zaev para eurokomesarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Teleltija dhe kryeministres serbe, theksoi se si asnjëherë më parë nevojitet politikë me vizion, guxim dhe vendosmëri në sjelljen e vendimeve që stabilizojnë kontinentin evropian.

Sipas Zaev, shteti i tij ka interes për një marrëdhënie të qetë dhe me dinjitet me fqinjët dhe me të gjitha kombet e Evropës duke rikujtuar se RMV është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për stabilizim dhe asociom në vitin 2021 dhe vetëm për katër vjet ishte kandidat për në BE.

“Si kryeministër detyra ime kryesore është marrje e vendimeve të rënda dhe të guximshme, që të punoj në interes të qytetarëve të mijë dhe të punoj bashkërisht me Qeverinë që e udhëheq unë, të punoj për një të ardhme më të ndritshme. Pikërisht para katër viteve i hapën çështjet më të ndjeshme me fqinjët tanë dhe i mbyllëm këto çështje me fqinjësi të mirë me dëshirë për një rajon të bashkuar”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: BE duhet t’i përmbushë premtimet për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.