Vendi ynë ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve në rrugën e pranimit në BE dhe tani Bashkimi Evropian duhet të respektojë fjalën e dhënë, tha Kryeministri Zoran Zaev në takim me Ambasadoren kroate në vend Nives Tiganj.

“Maqedonia e Veriut ka bërë reformat e nevojshme. Është gjithashtu një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme në një vend, i cili është gjithashtu vlerë evropiane.

Vendi ynë vazhdon me politikat konstruktive të dialogut në vend dhe ndërkombëtarisht dhe presim që ato të japin rezultate për një hap përpara në integrim”, tha Zaev.

Sipas Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se është e dobishme për të gjithë Bashkimin Evropian të përfundojë me Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: BE duhet ta respektojë fjalën e dhënë appeared first on Telegrafi.